Mike Pompeo në Ohër, takon krerët shtetërorë
Sekretari shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo, sot mbërrinë në Ohër ku do të ketë një takim me kryetarin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.
Në takimet në Ohër, siç njoftojnë për AIM-in nga Departamenti shtetëror, Pompeo edhe një herë do të theksojë se Marrëveshja e Ohrit është hap i guximshëm i liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, transmeton Telegrafi në Maqedoni të Veriut.
“Maqedonia e Veriut është vend kandidat në NATO dhe merr pjesë në misionet e aleancës që moti”, tha përfaqësuesi zyrtar i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se këto ditë mbushen 25 vjet të marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Shkupit.
Nga Departamenti i Shtetit për AIM-in deklaruan se bisedat do të fokusohen edhe në siguri dhe në mundësinë e zhvillimit ekonomik të vendit. Një nga temat do të jetë edhe destabilizimi i Rusisë në rajon.
Pompeo, vizitën në rajon e nisi nga Vatikani, në Mal të Zi, ndërsa pas Maqedonisë së Vriut ai viziton edhe Greqinë.
Siguria në Ohër është ngritur në nivelin më të lartë, ndërsa në qytet vërehet prania e zyrtarëve policorë.
Pompeo është sekretari i dytë shtetëror i SHBA-së, që e viziton Maqedoninë e Veriut pas Kolin Pauelit më 2001.