75 Mall Live Search
10:06 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet klasikja e basketbollit Peja – Prishtina

Sot (e shtunë) do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro sjell edhe super derbin në mes të Pejës dhe Sigal Prishtinës. “El Klasiko” e basketbollit rikthehet pas një viti mungesë, derisa atmosfera në ‘Karagaçi’ pritet të jetë fantastike, me tifozët pejanë që gjithmonë e kanë përkrahur skuadrën e tyre dhe do të dëshmojnë se sa u ka munguar klubi në Superligë.

Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin, Kupën e Superkupën, kurse në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, e në mesjavë mundi Ponte Prizrenin.

Kjo e fundit do të ndeshet me Feronikelin, ndërsa ndeshje interesante konsiderohet ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro është në mes të Rahovecit dhe Lipjanit. Bashkimi në këtë xhiro pushon.

Superliga – Java 3

15:00 Ponte Prizreni – Feronikeli
17:00 Golden Eagle Ylli -Trepça
19:00 Peja – Sigal Prishtina
21:00 Rahoveci – Lipjani
Bashkimi (pushon)