Gjibraltari publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës
Trajneri i Gjibraltarit, Julio Ribas ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë, shkruan Indeksonline.
Ndeshjen me Kosovën, kombëtarja e Gjibraltarit do ta zhvillojë më 10 tetor, e enjte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje do të jetë miqësore para përballjes “jetike” të Kosovës ndaj Malit të Zi më 14 tetor në Prishtinë./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/10/D35C7FA2-061A-485C-B91C-E1E56200C45A-480x480.jpeg)