Më pak se një orë në dispozicion për qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën për votë!
Qytetarëve të Kosovës u ka mbetur më pak se një orë kohë për të shfrytëzuar mundësinë e votimit.
Deri nën ora 19:00 të gjithë kosovarët të cilët nuk kanë votuar ende kanë mundësinë për të kryer këtë obligim.
Deri në ora 15:00, përqindja e daljes në votime anembanë Kosovës ishte rreth 29,24%, shkruan Indeksonline.
Janë raportuar disa raste të parregullsive gjatë këtyre zgjedhjeve, por që për të gjitha detajet më mirë do të dihet pas mbylljes së vendvotimeve.
Bazuar në rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje, kosovarët do të njihen me udhëheqjen e re politike./Indeksonline/