Milani shkarkon trajnerin Giampaolo, ja kush do ta zëvendësojë
Aventura e trajnerit Marco Giampaolo nuk ka zgjatur më shumë se 5 muaj te Milani.
“Rosonerët” e kanë shkarkuar nga detyra italianin. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Milani ka nisur bisedimet me ish- trajnerin e Fiorentinës dhe Interit, Stefano Pioli.
Ndryshe, Giampaolo e drejtoi Milanin në 7 ndeshje, duke regjistruar 3 fitore dhe 4 humbje. /Indeksonline/