75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kampioni i Botës tërhiqet nga futbolli

Ish-futbollisti i Kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger ka bërë të ditur që do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në fund të sezonit.

35 vjeçari ka bërë historinë me Bayernin dhe Gjermaninë, duke fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj të Bundesligës, shkruan Indeksonline.

Ai ka luajtur edhe për Manchester United dhe së fundi është pjesë e Chicago Fire në Amerikë.

Ky është njoftimi i tij:

Të nderuar tifozë, ka ardhur koha që unë të përfundoj karrierën time aktive në fund të këtij sezoni. Unë do të doja tu falënderoja juve dhe ekipet e mia, FC Bayern Munich, Manchester United, Chicago Fire dhe Kombëtaren Gjermane. Ju e keni bërë të mundur këtë kohë të pabesueshme për mua! Dhe natyrisht, do të doja të falënderoja gruan time Ana Ivanoviq dhe familjen time për mbështetjen e tyre. Të them lamtumirë si një lojtar aktiv më bën të ndjehem pak nostalgjik, por edhe unë pres me padurim sfidat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do të qëndroj besnike ndaj futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, gjithmonë do të kem një vend për ju në zemrën time! I juaji, Basti.