Barcelona do të paguajë klauzolën e yllit të Interit, 111 milionë euro
Barcelona mund të bëjë një goditje të madhe në afatin e ardhshëm kalimtar.
Skuadra spanjolle kërkon që të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline.
22- vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh, shumë e përballueshme nga gjigantët e La Ligas.
Sulmuesi është identifikuar si pasardhës i Suarezit në sulmin e Barcës.
Martinezi ka qenë me Interin që nga viti 2018 kur ai u bashkua me Racing Clubin e Argjentinës për një tarifë të raportuar prej 22.7 milionë euro.
Që atëherë, argjentinasi ka luajtur 34 ndeshje në ligë për klubin me qendër në Milano, duke shënuar tetë gola. /IndeksOnline/