75 Mall Live Search
19:03 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sigal Prishtina mposht me lehtësi Lipjanin

Sigal Prishtina ka arritur fitore të lehtë në udhëtim përballë Lipjanit.

Kryeqytetasit mposhtën 105:50 lipjanasit në sallën e sporteve “Better life”.

Dardan Berisha me 29 pikë dhe Fahro Alihodzic me 21 ishin më efikasit te Prishtina, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe kapiteni Edmond Azemi dhe Divine Myles, të cilët kontribuan me nga 11 pikë.Në radhët e vendësve u dalluan Demarkus Stuckey Jr dhe Deaughn Jenkins me nga 26, përkatësisht 23 pikë.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e 4-t në 5 ndeshjet e deritashme, ndërsa Lipjani ka pësuar 6 humbje në po aq ndeshje./Indeksonline/