Messi “baba” i këtij sporti, Barca merr kreun në La Liga
Barcelona ka mposhtur Valladolidin me rezultat 5-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligas.
Në këtë lojë shkëlqeu Lionel Messi i cili realizoi dy supergola dhe dy asiste shumë të bukur.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Leglet në minutën e dytë të ndeshjes.
Një gabim i portierit Ter Stegen i dhuroi topin Kikos që barazoi rezultatin.
Asist si me duar nga Messi dhe Vidal kalon Barcën përsëri në epërsi në minutën e 29-të.
Pesë minuta më vonë, Messi merr përsipër një gjuajtje të lirë dhe shënon golin e tretë për skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 75-të, Messi realizon gol për 4-1.
Dy minuta më vonë, bën përsëri asist të bukur dhe Suarez “vulos” rezultatin 5-1.
Me këtë fitore, Barca merr kreun e La Ligas me 22 pikë, dy më shumë se Granada dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/