75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zeneli, do të jetë në “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen Kosova-Anglia

Me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në Futboll do ta presë Kombëtaren e Anglisë në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Gazeta “Lajm” nga Maqedonia e Veriut nga burime të saj mëson se këtë ndeshje nga tribuna do ta ndjekë edhe ylli i Kosovës dhe skuadrës franceze Reims, sulmuesi Arbër Zeneli.

Ai një ditë para lojës do t’i vizitojë futbollistët për t’i motivuar për të arritur një fitore historike./Indeksonline/