Januzaj asist si me “dorë”, sapo hy në lojë
Real Sociedad ka fituar me rezultat 1-2 ndaj Granadës në ndeshjen e La Ligës.
Për këtë fitore merita të mëdha ka edhe ylli shqiptar, Adnan Januzaj.
Ai ka bërë asistin te goli i fitores që e shënoi Portu një minut para përfundimit të ndeshjes.
Januzaj hyri në lojë vetëm pesë minuta para se të asistonte. /IndeksOnline/