Ish-futbollisti i afrohet Bayernit për tu bërë trajner
Bayern Munchen mbrëmë ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, kroatin Niko Kovac pas rezultateve të dobëta.
Sot kanë filluar të përmenden emrat e kandidatëve të cilët mund të marrin frenat e skuadrës më të madhe gjermane.
Ish-futbollisti i Bayernit, Luca Toni me shaka ka thënë se është gati për të marrë drejtimin e Bayernit.
“Luca Toni është gati.. Faleminderit për gjithçka Niko”, ka thënë ish-sulmuesi italian.
Luca Toni ka qenë pjesë e Bayernit nga sezoni 2007-2010. /IndeksOnline/
