Atalanta e Gjimshitit nuk arriti ta mbajë epërsinë, humb ndaj Juventusit
Atalanta kaloi në epërsi në pjesën e dytë në minutën e 56’ me golin e shënuar nga Gosens.
Mirëpo ishte Higuain ai që i shuajti shpresat e fitores për Atalantën, pasi që barazoi në minutën e 74’ dhe e kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 82’.
Kurse para se të përfundonte ndeshja për Juventusin shënoi edhe Dybala, për t’i siguruar kështu edhe tri pikë tjera Juventusit.
Ronaldo nuk luajti për Juventustin kurse për Atalantën që nga minuta e parë luajti futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti./Indeksonline/.