75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banorët e pallatit të shembur kërkuan ndihmë, 2 muaj më parë

Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5…, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.

Një prej të afërmve të një prej personave që ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, tregoi për Top Channelin se autoritetet ishin njoftuar për dëmtimet e pallatit që pas tërmetit të 21 shtatorit. Sipas këtij personi, asnjë masë nuk ishte marrë nga autoritetet për të ndihmuar banorët, disa prej të cilëve sot kanë humbur jetën.

“(Banorët) I njoftuan (autoritetet) pas tërmetit të parë. Ku të shkonin? Të flinin në çadra? Asnjë masë nuk u mor”, tregoi një prej personave që tha se djali i dajës së tij ka mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Aktualisht në Thumanë janë regjistruar tri viktima, por shumë persona të tjerë raportohet se janë ende nën rrënoja.