Suhareka anulon koncertin festiv të paraparë për 28 Nëntor
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është solidarizuar me dhimbjen të cilën po e kalojnë bashkëkombësit, në Shqipëri.
Me këtë rast, komuna ka vendosur që të anulojnë koncertin festiv, i cili parashihej të mbahej më 28 Nëntor.
“Ne lutemi që kjo situatë të përballohet sa më lehtë dhe bashkëndiejnë me dhimbjet e tyre”, shtoi Muharremaj./Indeksonline/
