75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edhe futbollisti serb lutet për Shqipërinë

E gjithë bota e futbollit është duke u lutur për Shqipërinë pas tërmetit që e goditi në mëngjesin e sotëm.

Për vendin e shqiponjave po lutet dhe po ndjen dhimbje edhe një futbollist serb.

Ylli i Manchesterit, Nemanja Matic ka postuar një fotografi në Instagram për këtë rast.

“Lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar Matic në rrjetet sociale. /IndeksOnline/