75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Filmi kosovar merr çmim në Tallin të Estonisë

Just Film Works in Progress në Black Nights Film Festival i jep çmimin filmit debutan “Familja” me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe me producent Bardhyl Bejtullahu.

“Familja” përcjell Lonën, një vajzë 16- vjeçare e rritur në një familje tradicionale, e cila vendos ta ndjekë pasionin e ri të saj për muzikën rok. Filmi i trajton raportet kontradiktore familjare midis tradicionales dhe bashkëkohores.

Drejtor i fotografise: Isak Duraku, Skenograf: Zeni Ballazhi, Kostumografe: Natyra Simnica, Grimi: Pranvera Metolli, Kompozitor: Leonard Canhasi, Zëri: Labinot Sponca, Producent i terenit: Butrint Lumi, Organizator: Arben Bajgora.

Rrolet i luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Elvir Tahiri, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajçi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukimeraj, Vjollcë Osmani.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio” dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe sponsoret: “Meridian”, “Petrol Company”, “Gegnia Film”, furra “Qerimi”, kompania “Loti”, “Ujë Pika”.