75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zhegrova e “blindon” pozitën e tij, përsëri në formacionin e javës

Edon Zhegrova shkëlqeu mbrëmë me Baselin në fitoren 3-0 kundër Young Boys.

Ylli kosovar realizoi një gol të bukur dhe asistoi te një gol tjetër në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë duke bërë driblingje dhe spektakël në fushë.

Kjo është hera e tretë në këto pakë javë që ka luajtur si startues që Zhegrova zgjidhet në formacionin e javës. /IndeksOnline/