75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

U mbajt takimi i radhës i Grupit Punues Nacional Kundër Narkotikëve

Në  Ministrinë  e  Punëve të Brendshme  të premten u mbajt takim i grupit punues i Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Me këtë rast  u raportua për arritjet në implementimin e Strategjisë… dhe bashkëpunimin e autoriteteve të vendit në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.

Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogërave.

Ministria e Punëve të Brendshme është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për luftimin e kësaj dukurie negative./Indeksonline/