10:39 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Federata shpall “tinëzisht” zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv?!

Federata e Futbollit e Kosovës në një komunikatë të publikuar pak ditë më parë, në paragrafin e fundit ka lëshuar një njoftim për zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, ku nuk është bërë transparente mënyra dhe procedurat e zgjedhjes së anëtarëve për Komitet Ekzekutiv të FFK-së.

Në komunikatë thuhet: Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF e pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së.

FFK-ja po përpiqet që të shmangë me çdo kusht zgjedhjet jo vetëm për kryetar, por edhe në lidhjet rajonale dhe “tinëzisht” të zgjedh anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Por tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe te kryetari duket se ekziston një problem i madh statutar për rizgjedhje të tyre e i cili nuk është bërë publik deri tani.

Cilët janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë më të drejt të kandidojnë për rizgjedhje në FFK.

Neni 33 i statuti të FFK-së, Pika 3 thotë: Anëtarët e KE-së kanë mandat katër vjeçar dhe mund të zgjedhën më së shumti për tri mandate (pa efekt retroaktiv). Kryetari zgjedh vetë tre anëtarë për KE, ndërsa shtatë (7) të tjerë i zgjedhin LRF-të. Anëtarë të KE-së, zgjedhën edhe nga një përfaqësues i minoriteteve që jetojnë në Kosovë dhe i futbollit të femrave

4.Nëse zbrazet një vend në KE, Kuvendi e zgjedh zëvendësuesin, për pjesën e mbetur të mandatit.

Me nga tre mandate në FFK janë Luan Vokshi, Xhelal Broja, Vjollca Krasniqi, Ilaz Mjaku, ndërsa dy mandate kanë Bakir Burri dhe Falmur Bunjaku, nga një mandat kanë Mirsad Qollaku e Bekim Rexhepi , ndërsa Agim Ademi është në mandatin e tij të katërt që do të thotë sipas statutit ai nuk ka pas të drejtë të zgjidhet në vitin 2018 për mandat të ri ngase mandati i ri i bie të jetë i katërti i tij, ai vetëm ka mundur të vazhdojë mandatin e tret të Vokrrit.

Tek përbërja e Kuvendit neni 26. Anëtarët e Kuvendit të FFK-së, me të drejtë vote përfaqësohen në këtë mënyrë:
a) dy delegatë, të zgjedhur nga çdo anëtar i Superligës së Kosovës;
b) një delegat, i zgjedhur nga çdo anëtarë i Ligës së parë;
c) dy delegatë të propozuar nga Lidhjet Rajonale të Futbollit, me kusht që njëri nga ata të jetë përfaqësues i Ligës së dytë;
d) Kryetari i FFK-së;
e) Përfaqësuesi i zgjedhur nga Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës (SHGJK);
f) Përfaqësuesi i zgjedhur nga Shoqata e Trajnerëve të Kosovës (SHTK);
g) Përfaqësuesi i zgjedhur nga Shoqata e Futbollit të vogël (Futsall) (SHFV);
h) Përfaqësuesi i zgjedhur nga futbolli i femrave. Delegatët zgjidhen në përiudhë katër (4) vjeçare .

3. Çdo ndërrim të delegatit duhet ta bëjë organi i cili e ka zgjedhë, por vetëm për pjesën e mbetur të mandatit dhe brenda kohës së lejuar.
4. Njëri nga ata të jetë përfaqësues i Ligës së dytë;

Nenit 26 përcakton qartë se zgjedhjet janë të pashmangshëm në Lidhjet Rajonale të Futbollit dhe ne FFK .