Ronela Hajati ka një parandjenjë: Viti 2020-të do të jetë flakë
Jemi në përfundim të vitit 2019 dhe përpara kemi një vit të ri për t’i realizuar synimet dhe projektet që kanë mbetur në gjysmë.
Edhe këngëtarja e njohur, Ronela Hajati po bëhet gati për të sjellur projekte të reja, madje ajo ka thënë se 2020-ta do të jetë edhe më i mirë se ai paraprak.

“Kam nje parandjenje qe 2020 do jete flakë, mendja ime po thotë kështu”, ka shkruar Ronela.
Ndryshe, Ronela dhe Young Zerka këtë vit vazhduan ta ruajnë me fanatizëm lidhjen e tyre, ndërsa lansuan disa këngë të cilat u mirëpriten nga adhuruesit e tyre./Indeksonline/