75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj e quan lajm fantastik, vendimin për kompensimin e mësuesve të viteve 90-të, thotë se është meritë e Qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm fantastik, kompensimin e mësuesve të arsimit shqip të viteve 90-të.

Ai tha se Qeveria e Kosovës, vazhdimisht është angazhar që një ligj i tillë të miratohet.

Ky është postimi i plotë:

Lajm fantastik për mijëra arsimtarë dhe mësues si edhe për familjet e tyre, që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999.

Ata nga sot do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre heroike.

Qeveria me të marrë detyrën ëdhtë angazhuar fort, megjithë pengesat, që ky ligj të miratohet, si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke, që e mbajtën të gjallë shpresën dhe shkollën shqipe duke i dhënë krah lirisë së Atdheut.

Ndonëse nuk qe e lehtë, ia dolëm dhe sot ndihem ballëhapur para mësuesve dhe arsimtarëve të vendit.

Nuk mund të kishte urim më të bukur për festat e fundvitit se kjo!

Faleminderit përjetësisht!

RH /IndeksOnline/