Prishtinasit të dhunshëm, kërcënojnë dhe rrahin bashkëshortet

Gjatë ditës së enjte dy raste të dhunës familjare janë paraqitur në Policinë e Kosovës, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Një person është arrestuar pasi që kishte shkatërruar gjësendet në banesë dhe kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Prishtinë 02.01.2020 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull k-shqiptar pasi ai kishte demoluar gjësendet në banesë dhe kishte kërcënuar bashkëshorten e tij k/shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa, një grua dje ka raportuar se burri i saj e kishte sulmuar fizikisht, e cila kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar
“Prishtinë 02.01.2020 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull k-shqiptar pasi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij k-shqiptare, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/