Veç Lingardi vlen më shumë se krejt ekipet e Superligës

Ballkani “dimëroi” si kampion në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndërsa, nuk është ekipi më i vlefshëm në Superligë.
Sipas sajtit Transfermarkt, Gjilani është ekipi më i vlefshëm me 3.15 milionë euro, ndërsa Dukagjini me 475 mijë euro.
Vlera e përgjithshme shkon në 19.95 milionë euro. Nëse krahasojmë me Lingardin e Manchester United që nuk ka shënuar e asistuar asnjë gol brenda vitit 2019, Superliga është shumë më larg pasi që anglezi vlen i vetëm 32 milionë euro.
Prishtina – 2.75m
Gjilani – 3.15m
Ballkani – 1.68m
Drita – 2.48m
Feronikeli – 2.15m
Drenica – 1.63m
Llapi – 1.58m
Trepça’89 – 1.06m
Flamurtari – 1.22m
Ferizaj – 1.1m
Vushtrria – 675k
Dukagjini – 475k
/Indeksonline/