75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Hysaj nuk arriti ta ndal Interin, Lukaku “bishë” e vërtetë

Napoli nuk arriti si vendas të marrë pikë ndaj mysafirëve, Interit. Këtë ja pamundëoi Lukaku dhe Martinezi.

Lukaku i cili me vrapimin e tij i ‘hipnotizoi’ futbollistët e Napolit arriti të shënoj në minutën e 14’ kurse në minutën e 33’ prap arriti të shënoj.

Mirëpo pjesa e parë nuk përfundoi vetëm me golat e Interit pasi që Milik arriti të shënoj në minutën e 39’.

Edhe pse një gol i shënuar i jepi shpresë Napolit prap vendasit nuk arritën ta barazojnë rezultatin.

‘Vulën’ fitores së Interit ja dha Martinez në minutën e 62’, kurse futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj i cili luajti nga fillimi i ndeshjes u zëvendësua në minutën e 81’.

Po ashtu në këtë ndeshje skuadra e Interit përveq golave që shënoi mori 6 kartonë të verdhë./Indeksonline/.