75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi bën një transferim surprizë

Juventus ka filluar të planifikojë të ardhmen duke siguruar një tjetër përforcim të ri.

Jean-Claude Ntenda, mbrojtësi i ri i krahut të majtë nga Nantes sot gjendet në Torino, raportojnë mediat italiane.

Ai është duke iu nënshtruar testeve mjekësore me skuadrën kampione nga Serie A.

Ntedna gjatë ditës pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Bianconerët.