Llapi nënshkruan me sulmuesin nga Tetova

Është zyrtarizuar kalimi i Premtim Jakupit te klubi i Llapit.
Premtim Jakupi ka nënshkruar për tri vitet e ardhshme që të jetë pjesë e klubit të Llapit, pasi u transferua nga Drita e Tetovës.
Po ashtu për këtë transferim i kënaqur u shpreh edhe trajneri, Tahir Batatina.
Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës.
Kurse te Llapi është transferuar me një kontratë afatgjate ndërsa klubi kosovar ka pritje të mëdha nga Jakupi.
Premtim Jakupi ka qenë vetëm për një gjysmë sezoni pjesë e skuadrës së Dritës nga Tetova./Indeksonline/.