75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Sqarim: Qendra e Studentëve ngrohet nga ‘Termokos’ dhe jo me qymyr

Njoftojmë opinionin se Qendra e Studentëve në Prishtinë, furnizohet me ngrohje të qytetit Termokos, e jo me qymyr siç është thënë në shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline.

Qendra e Studentëve në funksion ka sistemin e brendshëm të ngrohjes që shfrytëzohet në shërbim për studentët banues në konvikte në rastë të ndojnë prishje apo defekti nga Termokos.

Prandaj tymi në konviktin nr 1 është shfaqur për arsye të ndezjës së kaldajes se naftës e cila përdoret për ngrohjen e ujit sanitar në konvikte.

Tymi që është shfaqur nuk ka dalë nga dritaret por nga oxhaku i konviktit.

Ky informacion jo i saktë ka shfaqur reagime të ndryshme te studentët banues dhe opinion publik, andaj lusim portalin Indeksonlie që këto të dhëna të sakta t’i publikoj me qëllim që të njoftohet opinion publik drejtë.