Kololli me “sabah”, shënon tri gola “ekspres”

Benjamin Kololli e ka nisur mbarë vitin 2020. Mbrojtësi kosovar sapo ka shënuar tri gola për skuadrën e Zurichut.
Në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës gjermane Hallescher, Kololli ka shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën, për të kompletuar het-trikun në fitoren 3-4 të Zurichut, shkruan Indeksonline.

Ky është lajm fantastik për Kosovën, afro 2 muaj para ndeshjes vendimtare me Maqedoninë e Veriut
Kololli vitin e kaluar është përballur me disa lëndime dhe po duket se 2020-a të jetë vit i tij./Indeksonline/