75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi siguron shërbimet e “Pirlos” së ri

Juventusi duket se është shumë afër transferimit të yllit të Brescias, Sandro Tonali.

Alfredo Pedulla nga SportItalia ka raportuar se skuadrat evropiane si Paris Saint-Germain, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin i cili tani vlerësohet me 50 milionë.

Ndërsa sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi është skuadra e cila është duke e menduar të ardhmen me Tonalin në krahë.

Pas sigurimit të Dejan Kulusevskit nga Parma pak ditë më parë, Tonali pritet të jetë përforcimi i ri i Juventusit.

Tonali ka luajtur 18 ndeshje në Serien A ketë sezon dhe ka shënuar një gol, duke dhuruar gjithsej edhe 2 asistime. /IndeksOnline/