75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Tha se masturbohej 7 herë në ditë për rimeçin, Wilder i kundërpërgjigjet Furyt

Tyson Fury habiti botën kur zbuloi detajet e stërvitjes së tij para rimeçit me Deontay Wilder.

“Gypsy King” tha se po masturbohej shtatë herë në ditë për të qenë i përgatitur për ndeshjen.

Vetë Wilder tani i ka shtuar “hijeshinë” me përgjigjen e tij ndaj pretendimeve të Fury, duke e këshilluar atë të përdorë locion – locion të trashë!

“Çfarëdo që thotë ai është për argëtim. Ai dëshiron të masturbohet? Le ta shijoj. Vetëm se përdor locion të përshtatshëm. E kam fjalën për locion të trashë” – ishte kundërpërgjigjja e Wilder.

Rimeçi i tyre do të zhvillohet në Las Vegas më 22 shkurt./Indeksonline/