Talenti nga Kosova në prova te klubi kroat, Dinamo Zagrebi
Kron Gashi futbollist i klubit KF Rilindja, është ftuar në prova nga skuadra kroate e Dinamo Zagrebit.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, kryetari i klubit, Fadil Gashi i cili ka treguar se Kroni do t’ju nënshtrohet provave më 20 janar, ndërsa futbollisti është vetëm 11 vjeçar.
Po ashtu ky klub ka treguar se futbollisti edhe pse është i ri në moshë prap besojnë se me përkushtim do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë klubin e tyre dhe shtetin e Kosovës.
Klubi i ka uruar suksese futbollistit për provat që do t’i mbajë te gjiganti kroat.
/Indeksonline/.