Liverpooli me “erë” kampioni, kalon lehtësisht pengesën e quajtur Manchester United
Liverpooli ka vazhduar sigurt në garën për titullin e Premierligës.
Reds kanë mposhtur rivalin e tyre më të madh, Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të.
Skuadra e Klopp dominoi në “Anfield”, ku iu anuluan edhe dy gola tjerë, njëri për ndërhyrhje të palejuar, ndërsa tjetri për pozicion jashtë loje.
Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Virgil Van Dijk. Holandezi realizoi me kokë në minutën e 14-të pas një krosimi nga Aleksander-Arnold nga këndi.
Fitoren e vulosi Mohamed Salah në minutën e tretë shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë. Topi egjiptianit iu dhurua nga portieri Alison Becker.
Ky ishte goli i parë i Salah kundër Manchester United.
Tashmë të kuqtë kanë një epërsi prej 16 pikësh ndaj Manchester Cityt, duke u vendosur në vendin e parë me 64 pikë.
Liverpooli e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar kundrejtë kundërshtarëve direkt. /IndeksOnline/