Drejtuesit e Barcelonës diskutojnë për një ofertë për Piatekin e Milanit

Barcelona po tenton që të transferojë futbollistin e Milanit, Piatek në afatin e janarit.
Klubi katalunas po “vuan” pas lëndimit të Suarez andaj janë të detyruar të mendojnë një opsion për zëvendësimin e tij.
Gjatë ditës sotme drejtuesit e Barcelonës, do të diskutojnë nëse do të bëjnë një ofertë për futbollistin apo jo.
Futbollisti i Milanit vazhdimisht është duke u përfolur për një largim nga klubi italian, që nga ardhje e Ibrahimovicit në skuadër.
Piatek është pjesë e Milanit që nga viti 2018 pas transferimit nga Genova për 38 milionë euro./Indeksonline/.