75 Mall Live Search
12:46 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Van Dijk: Liverpool nuk ndihet i pamposhtur

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se skuadra e tij nuk ndihet e pamposhtur, pavarësisht performancës së tyre fantastike, në ligën angleze këtë sezon.

Skuadra e Klopp është 16 pikë larg Manchester City të cilët e mbajnë pozitën e dytë në tabelë.

Me fitoret e një pas njëshme kanë filluar edhe pyetjet se a do ta përfundoj sezonin pa u mposhtur as një herë.

Andaj ka folur edhe Van Dajk i cili ka thënë “Asnjëherë nuk ndihesh i pamposhtur, nuk është një ndjenjë që e kemi”.

Çdo gjë mund të ndodhë. Kishte momente kundër Ëolves kur gjëra mund të kishin shkuar ndryshe. Ata mund të kishin shënuar në sekond. Ne gjithmonë mendojmë se duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Ne thjesht përpiqemi të vazhdojmë të përmisohemi. Gjërat po shkojnë mirë në këtë moment”, u deklarua futbollisti.

Liverpooli me Van Dajk në skuadër ka arritur mjaftë suksese duke u bërë simboli kryesor i kësaj skuadre.

Kurse skuadrës angleze i duhet nëntë fitore nga 15 ndeshje sa kanë gjithësej për ta siguruar titullin./Indeksonline/.