Kryesia e Kuvendit, në mbledhje për ta caktuar seancën e votimin të Qeverisë

Me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është mbledhur Kryesia e Kuvendit e cila do të caktojë kohën për ta thirrur seancën e votimin e Ekzekutivit.
Në kërkesën të cilën e ka parashtruar Kurti për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, thuhet se seanca të mbahet më 3 shkurt në orë 11:00.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës./IndeksOnline/
