75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti: I përulur t’i shërbejë popull si Kryeministër i ri

Kryeministri  i ri i Kosovës, Albin  Kurti tha se është i përulur t’i shërbejë popullit si Kryeministër i ri.

Kurti deklaroi se një qeveri e re është për një fillim të ri, duke kërkuar që të punojnë të gjithë së bashku.

”Qëndruam vërtetë ndaj premtimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe dorëzuam qeverinë për të cilën qytetarët votuan. I përulur t’i shërbej popullit si Kryeministër i tyre. Një qeveri e re për një fillim të ri, le të punojmë së bashku”, shkroi Kurti, transmeton Indeksonline.

Ndryshe sot pritet që Kurti zyrtarisht të marrë detyrën e kryeministrit, të dorëzuar nga Behgjet Pacolli i cili deri më dje ishte në postin e zv/kryeministrit të vendit njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kurti u votua dje për kryeministër të vendit me 66 vota pro dhe 10 abstenime./Indeksonline/