75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasada amerikane: Gratë e Kosovës, fytyra e re e udhëheqjes

Fotografia e grave që kanë poste të larta udhëheqëse në Kosovë është bërë virale sot.

Kjo fotografi i ka bërë përshtypje edhe Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ata e kanë publikuar këtë fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Fytyra e re e udhëheqësisë së re në Kosovë.”

Në Qeverinë Kurti pesë ministri do të udhëhiqen nga gratë, po ashtu edhe Kuvendi i Kosovës do ta ketë kryetaren femër dhe nënkryetaren e parë. /Indeksonline/