75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Xhelal Sveçla emërohet zëvendësministër në MPB

Siç ka raportuar Indeksonline, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje sot është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, të udhëhequr nga Agim Veliu i LDK-së.

Vendimi është marrë nga kryeministri Albin Kurti, dhe Indeksonline e ka siguruar dokumentin e vendimit të kryeministrit të ri.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për emërimin e Sveçlës zëvendësministër në këtë ministri.

“Për Qeverinë Kurti është jetike që rendi, ligji dhe siguria në vend, por edhe rregulli e efikasiteti nëpër institucione të rriten e të përmirësohen”, thuhet në njoftim./Indeksonline/