75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Portieri kosovar, largohet nga klubi për të jetuar në Gjermani

Sipas një postimi nga KF Istogu është treguar që portieri i kësaj skuadre, Kushtrim Hoxhaj ka lënë skuadrën për të vazhduar jetën në Gjermani.

Portieri Hoxhaj sot është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe stafin e klubit pasi që gjatë të shtunës do të largohet nga Kosova.

Kushtrimi ishte pjesë e skuadrës së Istogut për 10 vite kurse kjo skuadër e falënderoi atë për kontributin e tij dhe i uruan suksese./IndeksOnline/.

Fotografia e KF Istogu