75 Mall Live Search
08:34 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Merret vendim për vazhdimin e kontratës së Ibrahimoviçit

Sipas Gazzetta dello Sport që nga tani është filluar të mendohet për vazhdimin e kontratës së Ibrahimoviçit me Milanin.

Sipas këtyre raportimeve klubi po dëshiron që ta ketë në skuadër futbollistin edhe në sezonin e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Kështu që kjo skuadër është e gatshme t’i vazhdojë kontratën futbollistit të cilit i skadon në qershor.

Arsye për këtë po besohet që është gjendja e mirë fizike e futbollistit pasi që me paraqitjet e tij e ka vërtetuar këtë gjë.

Vazhdimi i kontratës po besohet se do të bëhet edhe për një vit tjetër, pasi që italianët po e vlerësojnë se suedezi i ka dhënë shpirt kësaj skuadre./IndeksOnline/.