75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Wilder dhe Fury ndeshen për herën e tretë këtë verë

Tani më është konfirmuar edhe promotori Bob Arum, që ndeshja e tretë në mes Wilderit dhe Furyt do të ndodhë këtë verë.

Ata u ndan baras në meçin e parë në vitin 2018, por Fury fitoi në rimeçin e fundjavës së kaluar duke e detyruar amerikanin ta dorëzojë meçin në rundin e shtatë, për t’u shpallur kampion në WBC.

Boksieri amerikan i pati 30 ditë për ta kërkuar rimeçin dhe Arum, promotori amerikan i Furyt, konfirmoi se është njoftuar formalisht nga ekipi i Wilderit se dëshirojnë rimeç.

Arum ka thënë se lufta e tretë mes Wilder dhe Fury do të zhvillohet para Lojërave Olimpike Verore në korrik.

Kjo nënkupton se nuk do të ketë meç të shumëpritur mes dy britanikëve, Fury dhe Joshua.

Joshua, i cili i mban tre tituj WBA, IBF dhe WBO, ishte në bisedime me Furyn për një meç unifikues, në rast se Wilder nuk do ta shfrytëzonte mundësinë për rimeç me britanikun.