Me një huqje nga Griezmann, përfundon pjesa e parë e El Clasicos

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.
Pas 45 minutave, portat mbetën të paprekura dhe rezultati si ai i minutës së parë, shkruan Indeksonline.
Rastet më të mira i kishte Griezmann, ku në fund ishte dy herë para portierit.
Në rastin e parë Courtois i priti gjuajtjen, ndërsa në të dytin nuk e qëlloi portën. /IndeksOnline/