75 Mall Live Search
20:14 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Shtyhen përsëri ndeshjet në kampionatin zviceran, shkak koronavirusi

Liga e futbollit zviceran vendosi gjatë ditës së sotme të shtynte kampionatin deri në datën 23 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Në mbledhjen e posaçme të 20 klubeve të futbollit helvet u miratua shtyrja e ndeshjeve të Superligës dhe Kategorisë së Parë zvicerane edhe për 8 ditë të tjera pasi qeveria vendosi të premten të pezullonte kampionatin deri në datën 15 mars.

Deri tani në Zvicër janë konfirmuar 20 persona të infektuar me koronavirus.