75 Mall Live Search
00:32 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA i konfirmon datat e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ja kur do të luaj Kosova

Kosova është rreshtuar në grupin C3 të Ligës së Kombeve së bashku me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Ndeshjet e sezonit të dytë të këtij kompeticioni do të zhvillohen gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor.

Në secilin muaj, Dardanët do t’i zhvillojnë nga dy lojë, ku fillimisht është mysafir e Moldavise.

UEFA ka publikuar datat e ndeshjeve dhe orët derisa ka theksuar se ora mund të ndryshoj.

Moldavia – Kosova, 3 shtator, 20:45

Kosova – Greqia, 6 shtator, 20:45

Kosova – Sllovenia, 10 tetor, 20:45

Greqia – Kosova, 13 tetor, 20:45

Slovenia – Kosova, 13 nentor, 20:45

Kosova – Moldavia, 16 nentor, 20:45