75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Niklit, ka këto fjalë për Tokin

Presidenti i klubit FC Feronikeli, Naser Ramaj, e ka uruar Afrim Tovërlanin për detyrën e marrë dhe i dëshiron suksese, në stervitjen e tij të parë në klub.

“Ne besojmë në punën dhe angazhimin që ke dhënë, ne do të na kesh afër për te vazhduar drejt synimeve të përbashkëta qe kemi”, ka thënë fillimisht ai.

“Si president i klubit, unë përkrah fuqishëm stafin teknik dhe atë administrativ duke llogaritur edhe kryesinë e klubit, e në veçanti futbollistët së bashku me trajnerin, Toverlani. Duhet punë e përbashkët ekipore drejt synimeve dhe ideve të qarta të klubit tonë me shumë bagazh”, përfundoi presidenti, Ramaj.