75 Mall Live Search
21:55 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Anulohet një tjetër ngjarje sportive shkaku i Koronavirusit

Koronavirusi është duke u përhapur në gjithë botën, kështu duke ndikuar edhe në anulimin e shumë ngjarjeve sportive.

Pas shumë ndeshjeve të futbollit, tanimë është anuluar edhe Premier Liga në karate, e paraparë të mbahej në Rabat të Marokut, prej 13 deri më 15 mars 2020, shkruan IndeksOnline.

Ky anulim është bërë për shkak të përhapjes së koronavirusit, thuhet në njoftimin e Federatës botërore të karatesë.

Kujtojmë që kjo garë vlente për pikë Olimpike për olimpiadën Tokyo 2020./IndeksOnline/