75 Mall Live Search
15:39 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Tragjike: Lojtari humb jetën në fushë, ambulanca nuk u ndez! Shokët e ekipit në lot

Një tragjedi goditi futbollin Nigerian kur një futbollist i Nasarawa United, Chieme Martins, ra në tokë dhe humbi jetën teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje të Nigeria Professional Football League.

Sipas dëshmitarëve okularë, Martins u rrëzua pa ndjenja pas përplasjes me një futbollist të Katsina United, të dielën pasdite dhe sforcot e mjekëve për ta rikthyer në jetë në spital nuk patën rezultat apo sukses.

Skandali ka shkuar deri aty saqë ambulanca nuk është ndezur dot dhe për këtë arsye futbollisti u transportua në spital me një makinë të mediave. Lojtari u përplas dhe menjëherë humbi ndjenjat, teksa shokët e ekipit e kuptuan gjendjen e rëndë dhe dramën, duke nisur të qajnë.