Dorela Gashi, talentja e re që premton shumë

Artistët të ri të muzikës po shtohen çdo herë e më shumë, por kur ata kanë një zë unik suksesi i tyre është i garantuar.
Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për Dorela Gashin, e cila është mbesa e këngëtarit të njohur dhe shumë të suksesshëm, Asim Gashi e cila mahnit me zërin e saj, shkruan Indeksonline.
Dorela është vetëm 10 vjeç dhe ka pasion muzikën teksa vijon shkollën për piano.
Ajo rrugëtimin si këngëtare e ka nisur përmes “cover” duke realizuar së fundi këngën nga Billie Eillish “Lovely” të cilën e ka publikuar në kanalin e “Youtube”.
Me një zë të fuqishëm dhe të veçantë ajo padyshim që premton./Indeksonline/