75 Mall Live Search
22:16 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

FIFA anulon të gjitha ndeshjet, përfshirë këtu edhe Maqedoni – Kosovë

Koronavirusi tashmë ka përfshirë shumicën e vendeve të botës.

Aktualisht shumë ndeshje futbolli janë anuluar, madje edhe disa nga kampionatet më të mëdha evropiane kanë marrë vendimin që të pezullojnë misionin e tyre, shkruan IndeksOnline.

Edhe FIFA, gjatë mbrëmjes së sotme ka dalur me një komunikatë zyrtare për media.

Ku ndër tjerash është vendosur që të anulohen të gjitha garat e futbollit, kështu duke lutur klubet që të mos i lëshojnë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo do të thotë, se edhe ndeshja  ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës edhe zyrtarisht është anuluar./IndeksOnline/